OKB: Rusia pretendon territor në Oqeanin Arktik

  • 04 August 2015 - 15:48
OKB: Rusia pretendon territor në Oqeanin Arktik

Rusia e ka paraqitur një kërkesë në Kombet e Bashkuara për territore të mëdha në Oqeanin Arktik.
Ministria e jashtme ruse ka njoftuar sot se Moska i kërkon 1.2 milionë metra katrorë të Detit Arktik.
Rusia, Shtetet e Bashkuara, Norvegjia, Danimarka dhe Kanadaja, të gjitha janë përpjekur ta ushtrojnë juridiksionin e tyre në pjesën e Oqeanit Arktik, që mendohet se përmbanë burime të mëdha energjisë së Tokës, që nuk janë të zbuluara, transmeton Rel.
Një kërkesë të tillë në OKB, Rusia së pari e kishte bërë në vitin 2002, por ajo ishte refuzuar për shkak të mungesës së provave. Raportohet se kërkesa e fundit ruse përmbanë shumë më tepër të dhëna.