Meha: Qeveria po i blen votat për të qeverisur dhe po e përdor pushtetin për vjedhje - Lajme - Kosova Sot
Meha: Qeveria po i blen votat për të qeverisur dhe po e përdor pushtetin për vjedhje

Meha: Qeveria po i blen votat për të qeverisur dhe po e përdor pushtetin për vjedhje

Eksperti i Financave Xhevat Meha, për gazetën,'Kosova Sot", tha se pavarësisht se borxhi publik i Kosovës është rritur në këto vitet e fundit, niveli i këtij borxhi ende nuk paraqet rrezik për çrregullim të financave publike. "Problemi me borxhin publik të Kosovës qëndron në atë se si dhe ku përdoren paratë e marra borxh. Kjo, ngase paratë e marra borxh, Qeveria po i përdor për rritje të pagave dhe asfaltimin e rrugëve. Problemi qëndron te niveli tepër i lartë i korrupsionit, krimit të organizuar, papërgjegjësia dhe moszbatueshmëria e ligjit", theksoi ai. "Me rritjen e pagave dhe asfaltimin e rrugëve, Qeveria po i blen votat për të qeverisur dhe po e përdor pushtetin për vjedhje dhe pasurim të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe të rrjetit të tyre, përfshirë rrjetet e nëntokës kriminale. Prandaj, po të kishim zbatueshmërinë e ligjit dhe përgjegjësinë në nivele si i kanë shtetet e tjera, paratë e marra borxh do të investoheshin në projekte me dobi për qytetarin dhe kjo dobi do të arsyetonte kthimin e mjeteve dhe kamatën që duhet paguar për paratë e marra borxh", ka thënë Meha.

(Kosova Sot)

15 orë e 38 minuta më parë
22/05/18