Korrupsioni dhe krimi i organizuar e mbajnë Kosovën jashtë orbitës evropiane - Lajme - Kosova Sot
Korrupsioni dhe krimi i organizuar e mbajnė Kosovėn jashtė orbitės evropiane

Korrupsioni dhe krimi i organizuar e mbajnė Kosovėn jashtė orbitės evropiane

STRATEGJIA PËR ZGJERIM, E PASHPRESË PËR REPUBLIKËN

Kadrijaj: Komisioni Evropian më shumë se kurrë ka qenë i qartë se me këta politikanë, që vetëm dinë të manipulojnë, të mashtrojnë dhe të zhvatin buxhetin e varfër të Kosovës, nuk mund të ecet para

Strategjia e Komisionit Evropian e publikuar këtë javë e bën të qartë se përderisa vendet si Mali i Zi dhe Serbia, në rastin më të mirë, do të mund të hynin në BE pas 8 vjetësh, Kosova nuk ka shanse para 15 vjetësh. Sipas njohësve të kësaj fushe, duhet kuptuar këtë si porosi se deri atëherë duhet ndryshuar seriozisht kjo klasë politike tërësisht e inkriminuar. Sipas analistëve, termi " kapja e shtetit", i cili është përmendur nga analistët, por rrallëherë është shkruar edhe në dokumente që bëhen publike, e përshkruan pikërisht situatën se si është aktualisht Kosova e kapur nga politika e inkriminuar, nga nëntoka kriminale dhe mafio-oligarkët. Për më tepër Komisioni Evropian në strategjinë e vet shkruan se ka shenja të "kapjes së shtetit, përfshirë edhe lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisë dhe administratës". Analistët janë të mendimit se integrimi i Kosovës në BE është kundër interesave të kësaj klase politike të inkriminuar. Përfaqësuesja e shoqërisë civile, Ariana Qosaj-Mustafa, tha për 'Kosova Sot" se Komisioni Evropian në Strategjinë e Zgjerimit të vet e ka përmendur si një datë ambicioze për Serbinë dhe Malin e Zi vitin 2025, me kushtin që nëse i përfundojnë detyrat e shtëpisë dhe nëse e kemi këtë konstelacion politik të BE-së deri në ato vite."Kosova për fat të keq përmendet më zbehtë në krahasim me shtetet e rajonit dhe thuhet nëse do të ketë kushte objektive mund të ketë rrugë evropiane, pa definuar cilat kushte objektive", theksoi ajo. 

Loja me Specialen përkeqësoi pozicionin e shtetit

"Një ekonomi e tregut e lirë, siç kërkohet nga BEja, nuk mund të kërkohet në ambient ku dominojnë klientelizmi dhe korrupsioni. Edhe pse BEja kërkon stabilitet politik, në anën tjetër po thotë se ka kapje të shtetit dhe politika e ka zaptuar çdo frymë të zhvillimit shoqëror", vlerësoi përfaqësuesja e shoqërisë civile, Ariana QosajMustafa, për "Kosova Sot"

Sipas Qosaj-Mustafës edhe loja e fundit që u bë me Gjykatën Speciale e ka dëmtuar shumë imazhin e Kosovës."Kërkesat e BE-së e përmendin edhe shkapjen e shtetit nga politika, madje për më tepër forcimin e sundimit të ligjit. Gjithashtu, kërkohet përkrahja për krijimin e gjyqësorit të pavarur, përfshirë edhe hetimet e pavarura nga prokuroria dhe policia, si dhe shkapjen e ekonomisë nga politikanët", potencoi ajo. Analistja Qosaj-Mustafa thotë se kushdo që ka ardhur në pushtet në Kosovë në fakt i ka detyruar bizneset të lidhen me politikën. "Një ekonomi e tregut e lirë, siç kërkohet nga BE-ja, nuk mund të kërkohet në ambient ku dominojnë klientelizmi dhe korrupsioni. Edhe pse BE-ja kërkon stabilitet politik, në anën tjetër po thotë se ka kapje të shtetit dhe politika e ka zaptuar çdo frymë të zhvillimit shoqëror", vlerë- soi më tutje ajo."Me këta liderë aktualë, si në pozitë dhe opozitë, shanset i kemi të vogla dhe na duhen më shumë profesionistë në fusha të ndryshme që t'i dërgojnë proceset përpara ose politikanë që kanë vullnetin që t'i dërgojnë këto procese përpara. Shih për këtë, duhet shikuar vetëm iniciativën e fundit për ndërtimin e komplekseve të reja të Qeverisë. Më mirë do të ishte për politikanët tanë që të ndihmojnë në hapjen e fabrikave sesa për të ndërtuar ende objekte administrate, që edhe ashtu është e stërngarkuar me atë që kemi, ngase me të vërtetë na presin sfida të mëdha me këto prioritete politike në Kosovë", u shpreh Qosaj Mustafa.

Elita politike pësoi debakël

"Komision Evropian, por edhe miqtë e Kosovës ia kanë bërë me dije qytetarit që nuk ka perspektivë dhe të ardhme për Kosovën dhe qytetarët e saj me këtë strukturë politike që ka apetite vetëm rehabilitimin e vet dhe mbushjen e gjepave të tyre, pra duhet të jetë një mësim dhe ngritje e vetëdijes për qytetarinë e Kosovës, që tani e tutje mos të votojnë me imponime dhe përmes presioneve të ndryshme, por të mendojnë për të ardhmen e vet dhe të fëmijëve të tyre", tha analisti Mustafë Kadrijaj për "Kosova Sot" 

Analisti politik Mustafë Kadrijaj tha për "Kosova Sot" se Komisioni Evropian më shumë se kurrë ka qenë i qartë se me këtë strukturë politike dhe me këta politikanë që vetëm dinë të manipulojnë, të mashtrojnë dhe të zhvatin buxhetin e varfër të Kosovës, nuk mund të ecet para."Me këtë Komisioni Evropian u bëri me dije politikanëve që më nuk do të tolerojnë këtë lloj të keqqeverisjes, sepse në vazhdimësi ata kanë dhënë vërejtje për pushtetarët tanë, por si duket vërejtjet e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër, por tani e tutje nuk do të tolerojnë më", u shpreh ai."Strategjia e Bashkimit Evropian këtë herë ka qenë shumë e prerë dhe për fatin jo të mirë tani e tutje perspektiva e Kosovës është shumë larg nga ajo që na kanë servuar pushtetarët dhe partitë politike, që secila parti ka trumbetuar se nëse u jepet besimi i qytetarit, kanë dhënë premtime që liberalizimi do të bëhet edhe brenda vitit, por tanimë u pa që elita politike dhe pushtetarët kanë bërë shumë pak, mos me thënë asgjë", theksoi analisti Kadrijaj.

"Kjo zgjatje tejet e madhe konsideroj se është reflektim i neglizhencës sonë institucionale dhe Kosova deri në atë kohë ndoshta mund të arrijë të instalojë politikë të ndërgjegjshme, e cila konsiston - ndikon përgjegjshmërisht në avancimin e sistemit të saj të brendshëm", tha Arsim Haziri për "Kosova Sot

Ndërsa analisti Arsim Haziri tha për "Kosova Sot" se Bashkimi Evropian jo edhe decidivisht mund t'u referohet subjekteve politike në gjuhë negative, "si subjekte që janë të njollosura deri në fyt me kriminalitet". "Ato gjithnjë politikës sonë u referohen në gjuhë indirekte, gjuhë që nënkupton se pa shfuqizimin e kësaj elite politike Kosova s'mund t'i prekë disa procese euroatlantike që shtetet fqinje do të jenë më të arritshme sesa Kosova. Bashkimi Evropian në gjirin e saj synon shtete konsoliduese, shtete që për qeverisje marrin ato subjekte që në vete ngërthejnë vlera dhe përgatitje jo edhe aso çfarë i kemi aktualisht në Kosovë", u shpreh ai. "Kosova në të dy nivelet e pushtetet ballafaqohet me probleme drastike dhe në mungesë të një qeverisje ligjore e qytetare sot kemi një mjerim të përgjithshëm institucional", potencoi Haziri.

Të shtohet llogaridhënia e pushtetarëve

Deputeti i koalicionit qeverisës, Zafir Berisha (Nisma për Kosovën), për "Kosova Sot" tha se fajtori kryesor për këtë gjendje është lidershipi ynë kosovar që nuk ka qenë në nivel të detyrës së përmbushjes së obligimeve ndaj BE-së."Në këtë drejtim nuk janë pa faj as ndërkombë- tarët, sepse disa nga kushtet që nuk janë përmbushur kanë qenë në përgjegjësinë e ndërkombëtarëve, në veçanti fusha e sigurisë dhe ajo e sundimit të ligjit", u shpreh ai."Ndonëse BE-ja me të drejtë ka kërkuar që të luftohen krimi i organizuar dhe korrupsioni, ndërkohë që për fatin e keq të ndërkombëtarëve ka dalë se koka e kësaj të keqe në Kosovë janë edhe vetë disa nga ndërkombë- tarët. Kështu që natyrshëm këtu përgjegjësia për këtë gjendje që e kemi në Kosovë është e shumanshme, pra edhe përgjegjësi e vendorëve, por edhe e ndërkombëtarëve, mirëpo pasojat, për fat të keq, po i bartin qytetarët tanë", ka theksuar ai. Berisha kërkon që të rritet niveli i përgjegjësisë dhe llogaridhënies së pushtetarëve tanë përballë qytetarëve.

(Kosova Sot)

3 orë e 57 minuta më parë
19/02/18