Neziraj: Shkaktar i përçarjes së bizneseve

  • 09 February 2018 - 11:48
Neziraj: Shkaktar i përçarjes së bizneseve

 Ish- deputeti Xhevdet Neziraj tha për "Kosova Sot" se që nga paslufta është fakti se shumë institucione nuk e kanë kryer detyrën e vet, për çka janë themeluar.

"Edhe Oda Ekonomike e Kosovës që nga paslufta nuk i ka përmbushur as për së afërmi detyrat dhe obligimet e saja si institucion, që ishte dashur të jetë në funksion të të gjitha bizneseve në mënyrë të pavarur", theksoi ai."Oda Ekonomike e Kosovës duhet që të jetë në shërbim të bizneseve me këshillat dhe veprimet e saja në mënyrë profesionale, që ato të jenë të suksesshme në bizneset e tyre.

Oda Ekonomike që nga paslufta, pa marrë parasysh se kush ka qenë në krye të saj, ka bërë shumë pak që të mbrojnë interesin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat gjatë këtyre viteve janë ballafaquar me shumë probleme dhe me burokraci nga ana e shtetit", vlerësoi Neziraj.

(Kosova Sot)