Ja çka dimë rreth 'princeshës' SË KORESË VERIORE - Lajme - Kosova Sot
Ja çka dimë rreth

Ja çka dimë rreth 'princeshës' SË KORESË VERIORE

Roli i Kim Yo Jong-ut në Korenë Veriore nuk është vetëm ceremonial.

Kim Yo Jong është fëmija më i ri dhe vajza e vetme e Kim Jong Ilit dhe e dashnores së tij të lindur në Japoni, valltares Ko Yong Hui. Kim Yo Jong nuk ishte parë në publik për një dekadë pasi që u kthye në Penjan. Ajo bëri debutimin e saj në mediat e vendit, pasi që u paraqit në mesin e personave të pikëlluar, në funeralin e babait të saj, në fund të vitit 2011

Motra e vogël e Kim Jong Un-it, Kim Yo Jong, do të shkojë në Olimpiadën dimërore në Pjongçang të premten, duke u bërë pjesëtari i parë i familjes sunduese Kim që shkon në Korenë jugore. Koreja Jugore është duke e parë këtë vizitë si shenjë pozitive të gatishmërisë së liderit të Koresë veriore për t'i zbutur tensionet në gadishullin korean. Pritet që 'princesha' të qëndrojë në Korenë Jugore për tri ditë. Duke qenë se dimë shumë pak për Kim Jong Un, dimë edhe më pak për motrën e tij, Kim Yo 

JA DISA NGA INFORMATAT RRETH SAJ

Ka midis 29 dhe 31 vjeç Kim Yo Jong është fëmija më i ri dhe vajza e vetme e Kim Jong Ilit dhe e dashnores së tij të lindur në Japoni, valltares Ko Yong Hui. Sipas Departamentit të Thesarit të SHBAsë, Kim Yo Jong ka lindur në Penjan më 26 shtator të vitit 1989. Por, shërbimi i inteligjencës së Koresë jugore, ka thënë se ajo ka lindur në vitin 1987. Sido që të jetë, ajo ka rreth 30 vjet. 

Ka vijuar shkollimin në Zvicër

Sikur edhe vëllezërit e saj më të mëdhenj, Kim Yo Jong bëri shkollën në Bernë, në kryeqytetin zviceran. Ajo për disa vite vijoi shkollën publike "Liebefeld-Steinhölzli", ku ishteshkolluar edhe Kim Jong Un, duke jetuar në një apartament modest aty afër. Ajo ishte regjistruar me emrin Pak Mi Hyang dhe thuhet se preferonte orët e baletit. 

Ka ndërtuar personalitetin e saj duke imituar hallën

Në vitin 2012, televizioni shtetëror i Koresë veriore publikoi foto të saj duke kalëruar kalin me hallën e saj, Kim Kyong Hui. Kim Kyong Hui u zhduk nga publiku në vitin 2013, pasi që burri i saj, Jang Song Thaek, ishte ekzekutuar për shkak se kishte tentuar t'i bënte rivalitet Kim Jong Unit. Mendohet se ajo vazhdon që të jetë gjallë, por është e sëmurë

Manifestoi një potencial politik që nga fillimi

Kim Yo Jong mendohet që u kthye në Korenë veriore në vitin 2000 ose 2001, në të njëjtën kohë me Kim Jong Unin. Nuk dihet se ku e ka kryer shkollën e lartë, por mendohet se ka bërë edukim special në Universitetin Kim Il Sung në Penjan. Që në vitin 2002, Kim Jong Il iu thoshte ndërmjetësve të huaj se vajza e tij më e vogël ishte e interesuar në politikë dhe donte një karrierë në sistemin politik të Koresë Verior

Për herë të parë u paraqit në publik në funeralin e të atit

Kim Yo Jong nuk ishte parë në publik për një dekadë pasi që u kthye në Penjan. Ajo bëri debutimin e saj në mediat e vendit, pasi që u paraqit në mesin e personave të pikëlluar, në funeralin e babait të saj, në fund të vitit 2011. Gjatë viteve në vijim, mendohet se ajo ishte përgatitur për një rol udhëheq[s nga halla, Kim Kyong Hui, e cila kishte bërë të njëjtën gjë edhe për vëllain e saj, Kim Jong Il. Kim Yo Jong ka bërë punë në prapaskenë për të atin dhe vëllain dhe mendohet se gjendet me ta në një foto të vitit 2009.

Është e ngarkuar me mbrojtjen dhe promovimin e imazhit të të vëllait 

Kim Yo Jong zyrtarisht është zëvendës drejtor i Departamentit për Propagandë dhe Agjitacion të Partisë së punëtorëve të Koresë, organit komunist i cili e sundon shtetin. Në këtë rol, ajo përkujdeset që Kim Jong Un të prezantohet si lider i fortë dhe që çdo gjë të shkojë pa probleme. Roli i Kim Yo Jong-ut në Korenë veriore nuk është vetëm ceremonial. 

A mundet që një ditë të bëhet lidere e vendit?

Thënë shkurt, jo. Koreja Veriore respekton me përpikëri rregullat Konfuçiane, të dominuara nga meshkujt, të cilat ia pamundësojnë asaj rolin më të lartë në vend. "Ajo nuk mund të jetë lidere. Ajo është femër", thotë Lim Jae-cheon, një ekspert i familjes Kim në Universitetin e Koresë Jugore në Seul. 

(Kosova Sot)

14 orë e 16 minuta më parë
20/10/18