Shënohet Dita evropiane e numrit 112 (FOTO) - Lajme - Kosova Sot
Shėnohet Dita evropiane e numrit 112 (FOTO)

Shėnohet Dita evropiane e numrit 112 (FOTO)

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të numrit emergjent unik 112, Agjencia për Menaxhim Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme në bashkëpunim me UNDP-në, kanë organizuar manifestimin publik në komunën e Prishtinës.

Në këtë manifestim, i cili u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ishin të përfshirë Policia e Kosovës, Njësitë Profesionale Zjarrfikëse dhe Shpëtimit, Shërbimi Urgjent dhe Kryqi i Kuq.

Mahir Hasani, koordinator i Qendrës Operative Emergjente-112, tha se ky numër është numër evropian dhe funksionon edhe në Kosovë që nga viti 2002.

“Ky numër funksionon 24 orë pandërprerë dhe i shërben qytetarëve të Republikës se Kosovës për ofrimin e ndihmës në rastet e emergjencave të ndryshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, tha Hasani.

Manifestimet e tilla do të vazhdojnë edhe në komunën e Gjilanit dhe Zveçanit.

Image
Image

 

(Kosova Sot)

8 orë e 55 minuta më parë
18/02/18