Havolli ironizon me Shpend Ahmetin: Në ngjarje madhore ia bën refresh Facebookut

  • 13 February 2018 - 22:51
Havolli ironizon me Shpend Ahmetin: Në ngjarje madhore ia bën refresh Facebookut

Asambleisti i LDK-së në Prishtinë, Sokol Havolli ka komentuar debatet e fundit dhe zhvillimet në lidhje me vendosjen e flamurit të Kosovës “Te Rrethi” në Prishtinë.

Ai në mënyrë ironike ka thënë se Shpend Ahmeti rri në Facebook, e ik nga përgjegjësitë.

“Natyrisht, si në çdo çështje madhore që ndodhë në kryeqytetin tonë, Shpend Ahmeti ia bën refresh faqes së tij në facebook”, ka shkruar Havolli.

Ndryshe në gjithë këtë debat, Ahmeti se ka folur asnjë fjalë për vendosjen e flamurit gjatë ditës së sotme.

Flamuri u vendos minuta më parë pas shumë problemeve me energji, dhe me vjedhjen e flamurit shtetëror.

(Kosova Sot)