Rrudhani:Qeveria "Haradinaj" duhet që të krijojnë ambient më të përshtatshëm për investitorët.

  • 19 February 2018 - 20:35
Rrudhani:Qeveria

 Analisti Florim Rrudhani thotë për gazetën "Kosova Sot" se Qeveria "Haradinaj" duhet që të krijojnë ambient më të përshtatshëm për investitorët."Kjo ngase arsyet përse investitorët po hezitojnë të vijnë në Kosovë lidhen me mosfunksionim të mirë të gjykatave, moszbatim të kontratave, që rrit riskun e operimit në Kosovë. Dhe, për pasojë i frikëson investitorët të vijnë dhe të investojnë në Kosovë", është shprehur ai. Rudhani thotë se Qeveria e Kosovës duhet të hartojë politika ekonomike për tërheqjen e investuesve të huaj në të gjithë sektorët, konkretisht në ata që gjenerojnë zhvillim ekonomik."Sepse për të huajt duhet që të garantojmë se kushtet për të investuar në Kosovë janë të mira dhe investimet janë të sigurta. Dhe që ata do të jenë subjekt i një trajtimi të barabartë si të gjithë investitorët e tjerë dhe do të mund të marrin përfitime nga operimi në Kosovë. Ndryshe edhe situata politike është shkaktar i rënies së nivelit të investimeve të huaja", është shprehur ai.

(Kosova Sot)