Në Podujevë burri e rreh bashkëshorten, e bën për spital

  • 20 February 2018 - 10:41
Në Podujevë burri e rreh bashkëshorten, e bën për spital

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
 

"Në Podujevë, policia ka arrestuar një ashkali, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt", thuhet në raportin policor.

(Kosova Sot)