Alarm për bombë, evakuohet stacioni i trenit

  • 21 February 2018 - 13:52
Alarm për bombë, evakuohet stacioni i trenit

Një stacion hekurudhor në qendër të Berlinit është evakuuar pas zbulimit të një pakoje të dyshimtë.  

Paketa u gjet në një nga platformat në stacionin Ostbahnhof rreth orës 11:10 të kohës lokale.

Platformat S-Bahn është bllokuar ndërsa forcat speciale e kontrollojnë objektin. Trenat lejohen të kalojnë nëpër stacionin, por nuk lejohen të ndalojnë.

(Kosova Sot)