Vuçiq: Marrëdhëniet me Rusinë do t’i thellojmë edhe më shumë

  • 21 February 2018 - 23:01
Vuçiq: Marrëdhëniet me Rusinë do t’i thellojmë edhe më shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se shteti i tij do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhëniet më të mira me Federatën e Rusisë, duke shprehur dëshirën që raportet mes tyre që thellohem edhe më shumë.

Këtë Vuçiq e ka thënë gjatë një konference më ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, që është duke qëndruar për vizitë në Serbi, shkruan Tanjug.

“Besoj se mund të ketë lloje të ndryshme dëshirash dhe presione që marrëdhëniet të shkojnë në drejtim tjetër, por Serbia do të jetë në linjën e njëjtë, me respektin e marrëdhënieve tradicionale dhe zhvillimin e tyre me Rusinë”.

Vuçiq ka thënë se vënia e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve 180 vjet më parë tregon për bashkëpunimin mes tyre dhe problemet e pakta.

“Jam burrë fort preciz dhe njerëzit në Serbi – ata që më duan dhe ata që nuk më pëlqejnë e dinë se kur them diçka ashtu edhe është. Serbia nuk do ta ndryshojë politikën e saj karshi Rusisë”.

(Kosova Sot)