Shpend Jahti & Co, mashë e Devollëve

  • 22 February 2018 - 07:24
Shpend Jahti & Co, mashë e Devollëve

FRAKSIONISTËT E VV-SË NDJEKIN MODELIN "PRONTO"

Guraziu: Shpend Ahmeti me klikën e tij punoi ekskluzivisht për interesa të mafio-oligarkëve Devolli, me jahtin e të cilëve u zu MAT

Duke parë vazhdimin e thellimit të ndarjeve në Lëvizjen 'Vetëvendosje' dhe kërkesën para disa ditësh për krijimin e grupit të veçantë parlamentar nga grupi i të pakënaqurve, analistët politikë theksojnë dhe vlerësojnë se kjo përçarje është vetëm një hap përpara në qëllimin e vëllezërve Devolli për të krijuar edhe një parti të re, gjoja socialdemokrate, duke rreshtuar në këtë parti pikërisht "të pakënaqurit" e VV-së, në krye me ata që punuan tanimë dy mandate rresht për interesat e tyre në komunën e Prishtinës, pra ata që u shëtitën me jahte, të cilët janë Shpend Ahmeti, natyrisht me krahun e tij të djathtë: Dardan Sejdiun, Molliqajn dhe të tjerët. Sipas analistëve , edhe pse çdo parti politike në Kosovë, nga niveli komunal e deri te niveli më i lartë shtetëror, pozitë dhe opozitë, paguhen në mënyrë kriminale dhe iu "laget fyti" për të punuar për interesat e vëllezërve Devolli, si duket vëllezërve Devolli dhe të inkriminuarve të tjerë të nëntokës kriminale kjo nuk u mjaftoi. Sipas analistëve politikë, është fatkeqësi për qytetarët në Prishtinë që po i udhëheq një mashtrues e matrapaz i inkriminuar dhe shërbyes i mafio-oligarkëve të kriminalizuar , gjë që e bën identik të njëjtë me klanin 'Pronto' të Hashim Thaçit dhe Adem Grabovcit. Gazetari u ka dërguar pyetje Shpend Ahmetit,Dardan Sejdiut dhe Molliqajt, si dhe vëllezërve Devolli (Blerim dhe Shkëlqim Devolli), mirëpo asnjëri prej tyre, si zakonisht, nuk kanë kthyer përgjigje.

Një bandë e re politike

"Një parti e re politike me të larguarit nga VVja është një dëm shtesë për qytetarët, pasi edhe kjo parti e re, e financuar nga nëntoka kriminale, do të thotë vazhdim i mossundimit të ligjit dhe vazhdim i sundimit të korporatave partiake kriminale. Është pikërisht kështu, për faktin se Kosova nuk ka nevojë për një parti me përbërje ricikluese nga të nënshtruarit politikë ndaj korporatave të inkriminuara", tha Florim Zeqa për "Kosova Sot"

Krijimi i subjektit të ri politik, nga lidhja e Shpend Ahmetit me Devollët, nuk shihet me sy të mirë nga analisti Florim Zeqa."Një parti e re politike me të larguarit nga VV-ja është një dëm shtesë për qytetarët, pasi që edhe kjo parti e re, e financuar nga nëntoka kriminale, do të thotë vazhdim i mossundimit të ligjit dhe vazhdim i sundimit të korporatave partiake kriminale. Është pikërisht kështu, për faktin se Kosova nuk ka nevojë për një parti me përbërje ricikluese nga të nënshtruarit politikë ndaj korporatave të inkriminuara", u shpreh ai. "Partia e 're', e shumëpërfolur në opinionin publik si gjoja 'Parti Socialdemokrate' nga 'të pakënaqurit' e VV-së, në krye me ata që punuan tanimë dy mandate rresht për interesat e korporatave kriminale në komunën e Prishtinës, gjegjësisht ata që u shëtitën me jahte luksoze në ujërat e detit malazias, përveçse vazhdim i krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë, është kthim prapa në ecjen politike të shtetit të Kosovës!", tha Zeqa për "Kosova Sot". Sipas analistit Reshat Badallaj, ky klub i ri i ndarë nga VV-ja nuk do të krijojë parti të mirëfilltë politike, por mbase vetëm një bandë të re, të licencuar me letër për të plaçkitur akoma më shumë sesa që kanë bërë deri më tani."Banda serbiane Devolli që hap parti as që bëhet fjalë, këta nuk janë të prirë dhe as që kanë kokë, por këta janë të lindur dhe me përvojë të organizojnë banda mafio-oligarkësh të kanaleve të nëntokës kriminale për të vjedhur, matrapazllëk, dallavere dhe spiunim. Kjo bandë serbiane është vërtetuar që janë në lidhje tepër të ngushtë me këta cuba të 'Vetëvendosjes', në fakt lidhja e tyre u zbulua vetëm atëherë kur u kap me pelë për dore Shpend Ahmeti", theksoi Badallaj për 'Kosova Sot'. 

Tradhtia ndaj Kurtit

Analisti politik Ali Hertica e konsideron këtë lëvizje të re që po e planifikojnë të pakënaqurit tradhti të madhe ndaj themeluesit të VVsë, Albin Kurti, por edhe ndaj programit politik të alternativës socialdemokrate të VV-së."Tani të pakë- naqurit me politikën dhe liderin shpirtëror Albin Kurti, si dhe me vizionin e tij politik, duke mos pasur fare falënderim nga ky lider, i cili i trasoi rrugët e të pakë- naqurve deri në ngjitjen e tyre të dukshme në skenën politike, pa pasur kurrfarë tendence politike, tani thuajse kanë filluar të mendojnë për një subjekt të ri politik, kinse të krahut socialdemokrat, por të dirigjuar nga devollizmi i klanit më oportunist të zhvatësve dhe keqpërdorimit ekonomik të shoqërisë kosovare", tha Hertica për "Kosova Sot". 

"Një parti e re, me Shpend Ahmetin, Dardan Sejdiun, Molliqajn dhe të tjerët, do të jetë një fatkeqësi për qytetarët, pasi edhe kjo parti do të financohej nga vëllezërit Devolli, do të thotë vazhdim i mossundimit të ligjit dhe vazhdim i kriminalizimit, i mitës dhe i parregullsive", tha për "Kosova Sot" Bislim Aliu

Ndërsa sipas analistit Bislim Aliu, në pakënaqësinë dhe përçarjet në VV, që kanë filluar para një viti e më tepër, rol primar po luajnë vëllezërit tejet të inkriminuar Devolli, duke u angazhuar për të formuar me pjesën tjetër të VV-së një parti të re socialdemokrate."Në këtë parti do të udhëhiqnin 'të pakënaqurit' e VV-së, në krye me ata që punuan në dy mandate, tërë- sisht për interesa personale, në Komunën e Prishtinës dhe bënë krejt atë që deshën, në krye me Shpend Ahmetin dhe krahun e djathtë të tij, Dardan Sejdiun, Molliqajn dhe të tjerët. Shpend Ahmeti i ka disa fytyra. Ai komunën e Prishtinës e shndërroi në 'pronë private' dhe bëri atë që deshi. Pra, punoi ekskluzivisht për interesa personale dhe të oligarkëve Devolli, me jahtin e famshëm, që u zu MAT dhe ryshfetet e larta që u paguan për marrjen e lejeve ndërtimore, por edhe shumë tenderëve që u dhanë jashtëligjshëm", theksoi ai për "Kosova Sot". Sipas Aliut kjo, pa dyshim paraqet një fatkeqësi të madhe për qytetarët e Prishtinës, që po udhëhiqet nga një mashtrues dhe matrapaz tejet i inkriminuar, që e bën identik me klanin 'Pronto'. Ai shton se me këtë paraqitje të vazhdueshme të tij Shpend Ahmeti tregon sikur të ishte kopje apo 'klonim" i klanit 'Pronto' dhe i z. Grabovci. "Një parti e re, me Shpend Ahmetin, Dardan Sejdiun, Molliqajn dhe të tjerët, do të jetë një fatkeqësi për qytetarët, pasi që edhe kjo parti do të financohet nga vëllezërit Devolli, do të thotë vazhdim i mossundimit të ligjit dhe vazhdim i kriminalizimit të mitës dhe i parregullsive antiligjore", tha më tutje Aliu.

GURAZIU:SHPEND AHMETI,ME KRAHUN E TIJ TË DJATHTË,DARDAN SEJDIUN PUNUAN PËR INTERESAT E VËLLEZËRVE DEVOLLI

Analisti politik Ragip Guraziu thotë se një parti e tillë do të mundë të jetë vetëm edhe një degradim më i thellë i skenës politike në vend, sepse aty do të jenë mashtruesit më perfidë që do të provojnë të grabitin votën qytetare për interesat kriminale."Pra, ata që u shëtitën me jahte e që është Shpend Ahmeti,natyrisht me krahun e tij të djathtë, Dardan Sejdiun, Molliqajn dhe të tjerët, përçanë 'Vetëvendosjen' në dyshë, pas përçarjeve në VV, po me duket po e hapin partinë e re politike vëllezërit e tejinkriminuar Devolli, edhe një parti të re, gjoja socialdemokrate, duke rreshtuar në këtë parti pikërisht 'të pakënaqurit' e VV-së, në krye me ata që punuan tanimë dy mandate resht për interesat e tyre në komunën e Prishtinës, pra ata që u shëtitën me jahte e që është Shpend Ahmeti, natyrisht me krahun e tij të djathtë, Dardan Sejdiun, Molliqajn dhe të tjerët", u shpreh ai. "Edhe përkundër faktit se çdo parti politike në Kosovë, nga niveli komunal e deri te niveli më i lartë shtetëror, pozitë dhe opozitë, paguhen në mënyrë kriminale dhe iu "laget fyti" për të punuar për interesat e vëllezërve Devolli dhe të inkriminuarve të tjerë të nëntokës kriminale, kjo nuk iu mjaftoi", vijoi më tutje Guraziu për "Kosova Sot". Ai konsideron se kumbara i parë i kësaj nisme është vetë Shpend Ahmeti, i cili në këtë mënyrë vetëm sa do t'i forcojë lidhjet me Devollët, duke u shkrirë tërësisht në interesin e tyre."Ndryshe e dëshmuan Shpend Ahmeti me klikën e tij se si kryetar i Prishtinës, por edhe më parë, punoi ekskluzivisht për interesa të mafio-oligarkëve Devolli, me jahtin e të cilëve u zu MAT, si dhe të gjithë nëntokës kriminale që paguajnë rregullisht ryshfete të larta për marrjen e lejeve ndërtimore, për dhënien e dhurimin e tokave komunale dhe tenderëve komunalë, që është fatkeqësi për qytetarët në Prishtinë që po i udhëheq një mashtrues e matrapaz i inkriminuar dhe shërbyes i mafiooligarkëve të kriminalizuar , gjë që e bën identik të njëjtë me klanin 'Pronto' të Hashim Thaçit dhe Adem Grabovcit. Shpend Ahmeti me klikën e tij e dëshmuan qartë se Shpend Jahti është kopje, gjegjësisht "klonim" i Adem Grabovcit, të cilëve mafio-oligarkët e nëntokës kriminale ua blejnë shërbimet me "lagie fyti" prej milionësh, me shëtitje në jahte, me shtëpi luksoze e shumëçka tjetër. Tani një parti politike e re, me Shpend Ahmetin, Dardan Sejdiun, Molliqajn dhe të tjerët, është një dëm shtesë për qytetarët,pasi edhe kjo parti e re, e financuar nga vëllezërit Devolli dhe nëntoka kriminale, do të thotë vazhdim i mossundimit të ligjit dhe vazhdim i sundimit të korporatave partiake kriminale", tha Ragip Guraziu për "Kosova Sot"

QARRI:PRISHTINA UDHËHIQET NGA NJË MASHTRUES SI SHPENDI, IDENTIKË ME PERSONAZHET 'VIP' TË KLANIT 'PRONTO'

Virus të dëmshëm e sheh involvimin në politikë të Devollëve përmes grupit të Shpend Ahmetit edhe analisti Gani Qarri."Mjerisht, ka vite që dihet publikisht se Kosova është kthyer në oazën më të njohur rajonale të korrupsionit, krimit të organizuar dhe pothuajse të të gjitha prapësive të mundshme kundërligjore në regjion e më gjerë. Një dëshmi më tepër për të gjitha këto na vjen edhe nga udhëheqja kontroverse katërvjeçare e Shpend Ahmetit e Dardan Sejdiut në Prishtinë, të cilët përveç keqqeverisjes dhe bashkëpunimit të ngushtë përgjatë gjithë kohës me mafio-oligarkët më të mëdhenj në vend, ata jo vetëm se hynë në koalicione me njerëz dhe parti që VV-ja dhe drejtuesit e saj kryesorë deri dje i quanin mafiozë dhe kriminelë, por bashkë me deputetët e tjerë të larguar nga ky segment politik pritet të formojnë edhe një parti të "re" me mafio-oligarkët e vjetër dhe më të përfolur në vend, si vëllezërit Devolli, si dhe njerëz e klane të dyshuara që vërtet mund të kenë pasur një të kaluar të dyshimtë dhe mbajnë ende lidhje të pashkëputura me ish-sigurimin UDB-BIA të Serbisë, e më gjerë", ka vlerësuar ai."Kjo dëshmon edhe një herë më tepër se Shpend Ahmeti me klikën e tij si kryetar i Prishtinës jo vetëm se bashkëpunoi edhe më parë, ekskluzivisht për interesa të mafio-oligarkëve Devolli, në jahtin e të cilëve edhe u zu MAT, si dhe të gjithë nëntokës kriminale që ishin të gatshëm të paguajnë rregullisht ryshfete të larta për marrjen e lejeve ndërtimore, por edhe tani vazhdon kooperimin me njerëz e klane të dyshimta për lidhje me sigurimet e fshehta jugosllave, Rusinë dhe shtetet e ish-federatës ruse, të cilat përbëjnë rreziqe serioze për shqiptarët dhe Kosovën", vijoi më tej Qarri."Se të gjitha partitë, si nga ana politike ashtu edhe nga mënyra kriminale e veprimit, janë pothuajse njëlloj të inkriminuara, flet edhe fakti që fatkeqësisht qytetarët e Prishtinës e më gjerë vazhdojnë edhe më tej të udhëhiqen nga një mashtrues si Shpendi e të tjerë, identikë në sjellje dhe veprime me personazhet 'VIP' të klanit 'Pronto' të tipit Hashim Thaçi dhe Adem Grabovci, të cilët kanë futur shtetin në një krizë të thellë identiteti dhe zhytur vendin në një sistem tërësisht të kriminalizuar politik. Krijimi i mundshëm edhe i një partie 'të re' nga Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj etj., me mafio-oligarkët si vëllezërit Devolli etj., do të thotë rritje e zgjerim i problemeve të deritanishme, si dhe një dëm shtesë dhe i pariparueshëm për qytetarët e këtij vendi, sepse çfarëdo 'partie e re', e cila do të mbahej në këmbë dhe sponsorizohej nga mafio-oligarkët si vëllezërit Devolli dhe nëntoka tjetër kriminale, nënkupton rritje dhe forcim të mëtejmë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, vazhdim i kaosit dhe mossundimit të ligjit, si dhe diktim i drejtpërdrejtë i gjithë jetës shoqërore dhe institucionale nga figurat më të banalizuara politike e shtetërore, si dhe korporatat mafioze dhe partiako-kriminale në vend", potencoi Gani Qarri për "Kosova Sot".

Rreth deklarimeve të analistëve të gazetës, u janë dërguar pyetje për të dhënë qëndrimet e tyre edhe vëllezërve Devolli, edhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, por ata nuk janë përgjigjur në pyetjet e parashtruara, nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre dhe mundësinë për të dhënë një opinion rreth kësaj çështjeje.

(Kosova Sot)