Ky është kallëzimi penal i VV-së ndaj Thaçit për "tradhti ndaj vendit"
Lëvizja Vetëvendosje sot ka dorëzuar kallëzim penal për Presidentin Hashim Thaçi për shkak të dyshimit për “tradhtinë ndaj vendit”, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Demarkacionin.
“Vepra penale e konsumuar lidhet me cenimin e territorit të Republikës. Cenimi i territorit vërtetohet nga Raporti zyrtar i Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit”, thuhet në njoftim të VV-së.
“Presim nga Prokuroria Speciale e Kosovës që sa më parë të ndërmarrë veprimet e duhura për të adresuar këtë vepër kaq të rëndë dhe të paprecedentë në Republikën tonë”, thuhet në njoftim të VV-së.
(Kosova Sot)