Sot protestohet para Kuvendit, kërkohet ratifikimi i Demarkacionit

  • 23 February 2018 - 07:56
Sot protestohet para Kuvendit, kërkohet ratifikimi i Demarkacionit

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës pritet të shoqërohet me një protestë qytetare, e thirrur nga Fondacioni i Kosovës për Inovacione – iFOK. Por përkundër protestave të mëhershme që kanë qenë kundër Demarkacionit, kjo protestë është thirrur për të kërkuar votimin e Demarkacionit. Drejtori i iFOK, Bashkim Fazliu ka folur për Express lidhur me këtë protestë. Ai ka treguar se pse ka marrë vendim që ta organizojë protestën.

“Qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë një trajtim të tillë, duke na konsideruar si minjë të bardhë eksperimental. Ata politikanë po mund të shëtisin e marrin selfie në tërë BE-në, kurse kanë fytyrë të dalin para qytetarëve e të na flasin për patriotizëm për demarkacionin”, thotë Fazliu.

Seanca e së enjtes nuk filloi për shkak të mospajtimeve në mes të partive politike. Krejt dilema ishte se cili raport të dal në votim, ai i Bulliqit apo i Mehës, bashkë me marrëveshjen e vitit 2015.

(Kosova Sot)