Nuk ka protestë, asnjë qytetarë në shesh

  • 23 February 2018 - 10:39
Nuk ka protestë, asnjë qytetarë në shesh

Asnjë qytetarë nuk i është bashkuar protestës që është  thirrur për të kërkuar ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit.

Edhe pse dje gjatë ditës është paralajmëruar të mbahet një protestë gjithë popullore për të bërë presion tek deputetët për të votuar demarkacionin, para Kuvendit ende nuk është parë asnjë protestues.

Protesta ishte thirrur nga IFC (Fondacioni i Kosovës për Inovacione) për në ora 10:00 para Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo deri tani as vet organizatorët nuk kanë dal në shesh.

 

(Kosova Sot)