Krasniqi: Është për keqardhje nëse nuk e kalojmë sot demarkacionin

  • 23 February 2018 - 11:07
Krasniqi: Është për keqardhje nëse nuk e kalojmë sot demarkacionin

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se  është për keqardhje që deputetët kanë dallime në finesa të terminologjisë, e nuk mund të arrijnë një term të përbashkët që i unifikon të gjitha grupet parlamentare pro kësaj marrëveshje.

Ai ka thënë se PDK është unike në mbështetje të kësaj marrëveshje, aq më shumë pas deklaratave të të dy presidentëve atij të Kosovës dhe atij të Malit të ZI.

Krasniqi ka thënë se tani kur votat janë kaq afër është për keqardhje që nuk po ju japim të drejtën qytetarëve për  të lëvizur të lirë.

Ai ka thënë se është tepër vonë,  nëse marrëveshja nuk ratifikohet sot, e në seancë nuk mund të kthehet më edhe për 10 ditë të tjera.

Krasniqi e ka quajtur si veprim të pa përgjegjshëm nëse nuk votohet shmangia e rregullores dhe votimi për marrëveshje të shkoj në mënyrë të proceduar.

LDK në seancë ka deklaruar se nuk do të votojnë shmangien e rregullores.

(Kosova Sot)