Mehmeti: Nëse do të kishe pasur prokurori dhe shtet do të ishin arrestuar vëllezërit Devolli

  • 24 February 2018 - 12:23
Mehmeti: Nëse do të kishe pasur prokurori dhe shtet do të ishin arrestuar vëllezërit Devolli

"Nëse do të kishe pasur Prokurori dhe shtet sadopak normal, qysh mbrëmë do të ishin arrestuar vëllezërit Devolli, për tentimkorruptim të zyrtarëve shtetërorë, i cili edhe sanksionohet me ligj. Por, kjo nuk ndodh, pasi ligji vlen vetëm për të varfrit dhe qytetarët e rëndomtë, por jo për Devollët, të cilët janë maja e krimit dhe korrupsionit në vend. Prokurorët dhe gjyqtarët janë të korruptuar nga Devollët, të cilët nuk i heton askush, pavarësisht se kanë bërë shumë herë shkelje të ligjit", theksoi Faton Mehmeti për "Kosova Sot" 

 Analisti Faton Mehmeti thotë se deklarata e ishpresidentes Jahjaga për Devollët vetëm sa e legjitimon edhe më shumë të gjithë atë që të gjithë e dinë se Devollët i kanë kapur të gjitha partitë politike në vend dhe në këtë logjike edhe kanë vazhduar duke i joshur politikanët me dhurata të shtrenjta dhe tenderë të majmë, për të pasur pastaj të lirë rrugën për të vepruar.

"Nëse do të kishe pasur prokurori dhe shtet sado pak normal, qysh mbrëmë do të ishin arrestuar vëllezërit Devolli, për tentim korruptimi të zyrtarëve shtetërorë, e cila edhe sanksionohet me ligj. Por, kjo nuk ndodh, pasi ligji vlen vetëm për të varfrit dhe qytetarët e rëndomtë, por jo për Devollët, të cilët janë maja e krimit dhe korrupsionit në vend. Prokurorët dhe gjyqtarët janë të korruptuar nga Devollët, të cilët nuk i heton askush, pavarësisht se kanë bërë shumë herë shkelje të ligjit", theksoi Faton Mehmeti për "Kosova Sot".