Ku i ka “shtrirë duart” sëmundja e Fruthit?! Këto janë zonat më të prekura në Shqipëri (Foto)

  • 25 February 2018 - 17:45
Ku i ka “shtrirë duart” sëmundja e Fruthit?! Këto janë zonat më të prekura në Shqipëri (Foto)

Epidemia e fruthit po vazhdon të shënojë rritje. 163 persona janë infektuar që prej fillimit të janarit, 115 prej të cilëve janë në kryeqytet.

Ekspertët e Shëndetit Publik thonë se 75% janë fëmijë, ndërsa pjesa tjetër i përkasin  të lindurve në vitet ’80-’99. Deri më tani nga fruthi kanë humbur jetën dy fëmijë nën 1 vjeç si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara prej saj.

Në shërbimin e pediatrisë është krijuar një pavion i posaçëm ku janë izoluar dhe mbahen nën kontroll fëmijët e sëmurë, ndërsa të rriturit po trajtohen në shërbimin infektiv. Për të parandaluar përhapjen e epidemisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale ka ngritur dhe komitetin e eliminimit të fruthit. 

Nga Morava e Beratit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ka vënë theksin tek vaksina kundër fruthit, e cila po injektohet në grupet e riskut për të frenuar përfapjen masive të epidemisë.

Paralelisht me epideminë e fruthit, Shqipëria është e përfshirë edhe nga epidemia gripale, intensiteti i të cilës sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, ka nisur të shënojë rënie. Përgjatë javës së fundit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në urgjenca dhe poliklinikë rreth 24 mijë persona, nga 25 mijë që ishin javën e shkuar.

Image

 

(Kosova Sot)