Informatë me rëndësi për ata që udhëtojnë në Rrugën e Kombit

  • 26 February 2018 - 00:14
Informatë me rëndësi për ata që udhëtojnë në Rrugën e Kombit

Reshjet e borës po shoqërohen me erë të fortë. Firma kontraktore e mirëmbajtjes së rrugës thotë se ka vënë në punë të gjitha kapacitet në mjete e punonjës për mbajtjen në gatishmëri të rrugës së Kombit. Mjetet po hedhin kripe. Nuk kanë munguar edhe aksidentet, por pa pasoja.

Aktualisht të gjitha akset nacionale duke filluar nga Rruga e Kombit qarkullohen normalisht.

Në rrugën e Kombit së bashku me firmat kontraktore me makineritë e tyre, po qarkullon edhe policia e cila këshillon shoferët që të bëjnë kujdes dhe të jenë të pajisur me zinxhirë.

Problematike situata pritet të jetë gjatë natës, ku pas temperaturave nën zero do të ketë dhe ngrica.

Bora vështirëson lëvizjen në “Rrugën e Kombit”

Reshjet e borës në Qarkun e Kukësit vijojnë me intensitet. Vështirësi janë krijuar në akset kombëtare, veçanërisht në rrugën e Kombit.

(Kosova Sot)