Frika nga një "luftë tregtare" tremb tregjet botërore të aksioneve - Lajme - Kosova Sot
Frika nga një "luftë tregtare" tremb tregjet botërore të aksioneve

Frika nga një "luftë tregtare" tremb tregjet botërore të aksioneve

Frika nga një “luftë tregtare” nxiti tregjet botërore të aksioneve të shënojnë ulje sot pas dorëheqjes së këshilltarit të lartë për tregtinë të Presidentit Donald Trump.

Gary Cohn ishte kundërshtari kryesor i planit të presidentit Trump për të imponuar tarifa prej 25 për qind ndaj importeve të çelikut dhe 10 për qind ndaj atyre të aluminit.

Në funksionin e drejtorit të Këshillit Ekonomik Kombëtar, Gary Cohn u përpoq të nxiste zotin Trump të braktisë planin e tij tarifor, por presidenti përsëriti dje se në ditët në vijim do të marrte një vendim mbi këtë çështje, duke i vendosur tarifat.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë Presidenti Trump e cilësoi zotin Cohn si këshilltarin e tij kryesor për ekonominë dhe që ka bërë një punë të mrekullueshme në shtytjen përpara të agjendës së administratës së tij, falë ndihmës për shkurtimet historike të taksave siç e cilësoi ai vendimin.

Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë ende asnjë njoftim se kush do të zëvendësojë zotin Cohn, zëvendësi i të cilit cilit, Jeremy Katz, u largua në janar.

Gary Cohn është anëtari i katërt i stafit të Shtëpisë së Bardhë që jep dorëheqjen këtë vit, përfshirë drejtoren e Komunikimeve Hope Hicks, zëvendës drejtorin e komunikimit Josh Raffel si dhe sekretarin e stafit Ron Porter.


(Kosova Sot)

18 orë e 28 minuta më parë
23/06/18