Fotografi e papublikuar: Një nënë rastësisht e ka shkrepur momentin pas sulmit të Kullave Binjakë

  • 09 March 2018 - 09:04
Fotografi e papublikuar: Një nënë rastësisht e ka shkrepur momentin pas sulmit të Kullave Binjakë

11 shtatori i vitit 2001, është datë që gjithkush e kujton. Ai ka qenë sulmi më i rëndë i terroristëve duke pasur një numër të madh të të vdekurve. Rreth 3 mijë njerëz kanë vdekur kur dy aeroplanë sulmuan Kullat Binjake

Gjatë gjithë këtyre viteve, në mediume janë publikuar shumë fotografi dhe video nga ky rast, por ka pasur edhe prej atyre që me ndihmën e programeve e kanë “fshehur” të vërtetën.

Prandaj është e kuptueshme që skepticizmi ndodh çdo herë që një fotografi e re shfaqet nga 11 shtatori.

Një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe kur një përdorues i Redit postoi një fotografi të tillë. Në të shihet djali dhe në sfond shihen dy kullat me tym menjëherë pas sulmit.

“Quhem Austin Sanson dhe jetoj në Manhattan, dhe kjo është fotografia ime nga viti 2001. Atëherë kam pasur 4 vjet. Për të gjithë ata që pyesin se a është kjo fotografi e vërtetë a jo, me shumë keqardhje mund të ju them se kjo është më se e vërtetë”, ka shkruar djali në fjalë.

Ka thënë se në ato momente nëna e ka fotografuar dhe se krejt rastësisht ka ndodhur kjo. Pasi që në fotografi shihen njerëzit duke ecur krejt qetë, duket se ende nuk e kanë kuptuar se çfarë në të vërtetë ka ndodhur.

Image
Image

 

(Kosova Sot)