Flasin banorët për vrasjen e vëllezërve Maloku në Malishevë

  • 09 March 2018 - 10:34
Flasin banorët për vrasjen e vëllezërve Maloku në Malishevë

Vrasja e ndodhur në Plloçicë të Malishevës ka tronditur banorët e kësaj ane.

Banorët e këtij fshatit dyshojnë se vetëm hajnat  lanë të vdekur dy vëllezërit Bahri e Shani Malokun, ky i fundit pjesëtar i FSK-së.

Sipas banorëve të Plloqicës, viktimat nuk kanë pasur problem me askënd dhe dyshojnë se mbi ta kanë qëlluar vetëm hajnat.

Policia e Kosovës ende nuk është deklaruar për motivet, ndërsa thotë se po punon intensivisht për të zbardhur rrethanat e krimit.

(Kosova Sot)