Policia jep detaje për vrasjen në Obiliq

  • 18 March 2018 - 12:27
Policia jep detaje për vrasjen në Obiliq

Policia e Kosovës ka njoftuar se vrasje e djeshme në fshatin Babimofc të Obiliqit, sipas dëshmitarëve ka qenë aksidentale.

Po ashtu, Policia thotë se ka arrestuar të dyshuarin, i cili me armë zjarri kishte dyshohet se ka qëlluar për vdekje viktimën mashkull.

“Njësiti hetimor në vend ngjarje ka konfiskuar një pistoletë, TT-7.62mm me një fishek në tytë, një karikator me tre fishek dhe një gëzhoje. Rastit ju kanë përgjigjur gjitha njësit relevante Policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot)