Burjani:Rendi dhe ligji janë pika më e dobët

  • 18 March 2018 - 16:14
Burjani:Rendi dhe ligji janë pika më e dobët

Dritë në fund të tunelit për përmirësimin e sistemit të drejtësisë, në prokurori e gjykata, tash për tash nuk po sheh as analisti Blerim Burjani."Rendi dhe ligji janë pika më e dobët dhe me problematike, e që bartës të ndikimeve në këtë sektor janë partitë politike dhe njerëzit e tyre, të cilët në forma të ndryshme ndikojnë negativisht. Ministria e Drejtësisë po dëshiron të merret me analiza rishikuese të funksionimit të gjyqësisë, e që nuk i dihet fundi përveç hapjes së debatit, por pa treguar se si do të vjen fundi dhe cilat janë masat që mund të merren për përmirësimin e këtij sektori", theksoi ai."Kjo politikë e kësaj ministrie nuk e ka për qëllim largimin e ndikimit politik në këtë sistem, e vërteta është se nuk mund të ndryshojë kjo gjendje", u shpreh Burjani. "Sa i përket çështjes profesionale, KGJK-ja dhe KPK-ja duhet të udhëheqin çfarëdo reforme në drejtësi, por vetëm pa njerëz të politikës, pa u ndikuar nga një kryeministër e president, apo ndonjë zyrtar politik, të cilët vazhdimisht po akuzohen për ndikime në drejtësi", vijoi më tej ai.

(Kosova Sot)