Mishi i skaduar belg, pushtoi edhe Shqipërinë (Foto)

  • 18 March 2018 - 16:21
Mishi i skaduar belg, pushtoi edhe Shqipërinë (Foto)

Mediat belge kanë ngritur alarmin e mishit të skaduar që u eksportua nga vendi i tyre drejt Kosovës dhe mbërriti deri në doganën shqiptare.

Sipas një informacioni të fundit, në muajin Gusht të vitit të kaluar në kufirin Shqipëri-Kosovë u konfiskua 20 ton mish me etiketat e kompanisë Vanlommel.

I skaduar prej një muaji nga momenti që kishte mbërritur në doganë, mishi u sekuestrua nga autoritetet.

“Shkatërruam të gjithë ngarkesën e mishit në mënyrë që të mos shkonte tek konsumatorët kosovarë“, tha një zëdhënës i Agjencisë Ushqimore të Kosovës.

Nga ana tjetër, menaxheri i kompanisë “Vanlommel” thotë për mediat belge se nuk bëhet fjalë për mashtrim, por për gabim njerëzor.

“Ishte një gabim nga ana jonë. Kemi marrë përsipër përgjegjësinë. Ky nuk është një rast mashtrimi. Etiketat ishin të sakta, por është e vërtetë që mishi kishte skadencë tre javore“, thotë Johan Heylen.

Image

 

(Kosova Sot)