Assad viziton ushtrinë në Gutën Lindore derisa luftimet po vazhdojnë (Video)

  • 19 March 2018 - 19:37
Assad viziton ushtrinë në Gutën Lindore derisa luftimet po vazhdojnë (Video)

Një video që tregon presidentin sirian Assad të shkojë në Guta me makinë ka qarkulluar në mediat online.

Assad ka vizituar trupat siriane në rajonin e Gutës, të cilëve u ka përcjellë mesazhin mbi rëndësinë e operacionit ushtarak.

“Kjo betejë është më e madhe se Siria. Ju po luftoni betejën e gjithë botës”, ka thënë Assad.

Videoja, që nga mediat perëndimore cilësohen si propagandë, është postuar në faqen zyrtare në Twitter dhe Youtube të presidencës siriane.

Guta Lindore është kthyer në objektiv i sulmeve ajrore siriane të mbështetura nga ato ruse. Sulmet në fjalë kanë marrë mbi 1 mijë jetë njerëzish në javët e fundit.

Udhëtimi në ish-enklavën e rebelëve në lindje të Damaskut është i pari që Assad bën ndër vite.

Ndërkohë, në Këshillin e Sigurimit të OKB’së nuk është marrë ende një vendim unanim për ndalimin e bombardimeve, me Perëndimin që përplaset me Rusinë.

 

(Kosova Sot)