Mbyllet për qarkullim rruga në Stan-Tërg

  • 19 March 2018 - 20:28
Mbyllet për qarkullim rruga në Stan-Tërg

Rruga R129 (Mitrovicë-Bajgorë) në Stan-Tërg, si pasojë e rrëshqitjes së trupit të rrugës, është mbyllur për qarkullim sonte nga ora 18:00, deri nesër në orën 8:00 të mëngjesit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës, nëpërmjet një komunikate. 

MI ka njoftuar se institucionet relevante kanë bërë zgjidhje alterantive për qarkullim.

“Në drejtimin e rrugës R129 (Mitrovicë - Bajgorë) lokacioni Stan - Tërg, sot gjatë ditës ka patur rrëshqitje të trupit të rrugës. Për momentin rruga është e hapur në njërën korsi, për shkakun reshjeve të shiut situata mund të ndryshojë nga momenti në moment", thuhet në komunikatë.

"Ju bëjmë me dije që për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, jemi të obliguar ta mbyllim rrugën për qarkullimin nga ora 18:00 e mbrëmjes deri në ora 8:00 të mëngjesit. Poashtu, ju njoftojmë se institucionet relevante kanë bërë zgjidhje alternative të qarkullimit”, thekson komunikata.

(Kosova Sot)