Bajrami: S'janë votat për ta ratifikuar demarkacionin sonte

  • 20 March 2018 - 22:25
Bajrami: S'janë votat për ta ratifikuar demarkacionin sonte

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka folur për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet një seancë e jashtëzakonshme për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Bajrami ka thënë se nuk pret që Projektligji për demarkacionin të paraqitet për votim sot para deputetëve.

Sipas Bajramit, nuk janë siguruar votat e mjaftueshme, që ky projektligj të kalojë sonte.

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca për demarkacionin, me diskutime ndërmjet deputetëve për këtë çështje. 

(Kosova Sot)