“Ramush, gjeneral i Dukagjinit, më dëshpërove”

  • 21 March 2018 - 19:19
“Ramush, gjeneral i Dukagjinit, më dëshpërove”

Në kohën kur votimi i demarkacionit me Malin e Zi, po llogaritet çështje orësh, një banor i Dukagjinit i ka dërguar një mesazh kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt.

Aktori Çun Lajçi, i është drejtuar Haradinajt  me epitetin e luftës, si gjeneral i Dukagjinit, e duke i thënë se e ka dëshpëruar, jo vetëm atë por të gjithë banorët e Rugovës.

Ja shkrimi i tij drejtuar Ramush Haradinajt

“Po ta përkujtoj letrën kur bane kualicion me Kadri Veselin:
” Me deshpërove Gjeneral i Dukagjinit, me deshpërove.
Tani Ti do ta Ratifikosh marrëveshjen e unë do t’ia baj gjamën Çakorrit”
A t’kujtohet si me the kur të takova gjatë fushatës në Swiss Diamand?
– Nuk t’u kam idhnua Çun, se të njejtat fjalë m’i ka thanë Hilmiu n’Gllogjan.
Tani
Deshpërimi kaloi kufijtë e ndergjegjes
dhe s’di kur ka me t’marrë gjumi rehat.
Kët s’e pritën as të çmendunit Gjeneral!”

(Kosova Sot)