SHBA-ja ta pasurojë arsenalin bërthamor, që të mbrohet NGA ARMËT RUSE DHE KINEZE

  • 22 March 2018 - 18:43
SHBA-ja ta pasurojë arsenalin bërthamor, që të mbrohet NGA ARMËT RUSE DHE KINEZE

NJË KOMANDANT I LARTË BËRTHAMOR KA TËRHEQUR VËREJTJEN

Sipas fjalëve të Hyten-it, SHBA-ja nuk ka asnjë armë bërthamore, me të cilën do të mund të mbrohej ndaj raketave hipersonike, prandaj ai sugjeron që vendi t'i rreket punës

Rusia dhe Kina janë duke bërë përpjekje 'agresive' për zhvillimin e armëve hipersonik

Një komandant i lartë bërthamor ka tërhequr vërejtjen se SHBA-ja duhet ta pasurojë arsenalin e saj bërthamor, meqë Rusia dhe Kina janë duke zhvilluar armë të reja hipersonike, me shpejtësi të madhe. Gjenerali amerikan i Forcave ajrore, John Hyten, komandant i Komandës Strategjike të SHBA-së, tha të martën se Rusia dhe Kina, "në mënyrë agresive" janë duke zhvilluar armë hipersonike, një lloj raketash bërthamore që fluturojnë me një shpejtësi tepër të madhe. Sipas fjalëve të Hyten-it, SHBA-ja nuk ka asnjë armë bërthamore, me të cilën do të mund të mbrohej ndaj raketave hipersonike, prandaj ai sugjeron që vendi t'i rreket punës. "Ne nuk kemi asnjë mbrojtje e cila do të pengonte përdorimin e armëve të tilla kundër nesh", deklaroi ai në Komitetin e shërbimeve të armatosura në Senat. 

Armët hipersonike quhen ashtu meqë mund të udhëtojnë më shpejt sesa zëri

Hyten tha se kjo dmth se SHBA-ja duhet të mbështetet te frenimi (deterrence) kundër luftimeve hipersonike. "Fuqishëm mendoj se kemi nevojë për një armë adekuate bërthamore", tha komandanti. 'E kemi fjalën për një armë frenuese, e cila do t'i ndalte armët e Rusisë. Presidenti (Vladimir) Putin kishte deklaruar që në prill të vitit 2000, se doktrina ruse do të nënkuptojë përdorimin e armëve bërthamore 'me kthim të vogël' (low-yield) në fushëbetejë. Hyten tha para komitetit të Senatit, se armët hipersonike quhen ashtu meqë mund të udhëtojnë më shpejt sesa zëri. 'Rreziku hipersonik është një sistem i cili mund të konsiderohet si raketë balistike, por më pas ajo e ndërron trajektoren dhe fillon që të udhëtojë më shumë sikur një avion", tha ai. Më pas, në një moment të caktuar, raketa fillon që të lëvizë me një shpejtësi tepër të madhe. Ditë më parë, Putin prezantoi një arsenal të ri të armëve bërthamore, të cilat përfshinin një raketë hipersonike dhe një dron nënujor me fuqi bërthamore. Në një deklaratë të bërë më pas, Pentagoni deklaroi se nuk ishte i befasuar nga armët që i prezantoi Putin dhe se amerikanët duhet të rrinë të qetë, meqë 'ne jemi tërësisht të përgatitur'. 

'Duhet të shkojmë më tej në trajtimin e hapësirës kibernetike"

Edhe presidenti Donald Trump deklaroi të martën se planifikon që të takohet me Putinin, për të diskutuar garën ndërkombëtare të armatimit. Gjatë mbledhjes së të martës në Senat, Hyten po ashtu tha se përpjekjet e vendit për të bërë operacione ofensive dhe defensive në hapësirën kibernetike, kishin dështuar. 'Duhet të shkojmë më tej në trajtimin e hapësirës kibernetike si domen operacional', tha Hyten para Komitetit në Senat. 'Hapësira kibernetike duhet të konsiderohet si domen luftarak dhe, nëse ndokush na rrezikon në hapësirën kibernetike, ne duhet që të kemi autoritetet për t'u përgjigjur'. Hyten vërejti se, përkundër kësaj, SHBA-ja ka bërë një progres në bërjen e sulmeve kibernetike ndaj armiqve në Lindjen e Mesme, sikur që është grupi ISIS. Gjenerali Curtis Scaparrotti, komandant i forcave të NATO-s në Evropë, javë më parë tërhoqi vërejtjen duke thënë se qeveria e SHBA-së nuk ishte duke i koordinuar përpjekjet për të kundërshtuar rrezikun kibernetik nga Rusia. Admirali Michael Rogers deklaroi muajin e kaluar se Trump nuk i ka urdhëruar shefat e tij të spiunimit që të hakmerreshin ndaj Rusisë, për shkak se kjo e fundit ishte përzier në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA. 'Duhet të kemi rregulla specifike të angazhimit në fushën kibernetike, e cila mund të krahasohet me domenet e tjera, në të cilat operojmë', thotë Hyten. 'Duhet ta delegojmë këtë autoritet deri poshtë, në mënyrë që të mund të ballafaqohemi me rreziqet që ekzistojnë e të cilat e sfidojnë SHBA-n.

(Kosova Sot)