Princi Mohamed, mbrojtës i të drejtave të njeriut: Unë jam i pasur. Unë nuk jam Mahatma Gandhi, as Nelson Mandela

  • 23 March 2018 - 08:52
Princi Mohamed, mbrojtës i të drejtave të njeriut: Unë jam i pasur. Unë nuk jam Mahatma Gandhi, as Nelson Mandela

Princi i Arabisë Saudite, Mohammad Bin Salman Al Saud, tha se ai është i vetëdijshëm se në Arabinë Saudite interpretimi ultra-konservator i Islamit është dominues, gjë që femrave ua mori të drejtat themelore, duke ua ndaluar vizitën në kinema, teatër dhe dëgjimin e muzikës.

Në emisionin “60 minuta në javë”, i cili transmetohet në CBS, ai foli për rolin e islamit, arrestimi i princërve saudit dhe për pasurinë e tij.

“Kemi qenë viktima, sidomos gjenerata ime e cila ka vuajtur shumë nga kjo”, tha Mohammad Bin Salman.

Në qershor të vitit të kaluar, ai për herë të parë u dha leje femrave të vozisin veturë.

Në pyetjen se a janë femrat të barabarta me meshkujt ai tha: Absolutisht. Të gjithë jemi qenie njerëzore dhe këtu nuk ka asnjë dallim.”

Me ardhjen e tij në pushtet, rregullat strikte për ndalimin e veshjes së grave kanë pushuar, pjesëmarrja e tyre në fuqinë punëtore është rritur, dhe ai tha se qeveria po punon në rregullimin e barazimit të pagave për burrat dhe gratë.

Princi Mohamed gjithashtu mbrojti vendimin e tij për të arrestuar më shumë se 380 princa sauditë, biznesmenë dhe ish ministra qeveritarë në paraburgim në një hotel në arrest shtëpiak.

“Ajo që e bëjmë në Arabinë Saudite është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme. Gjithçka që bëmë ishte në përputhje me ligjet në fuqi, “tha ai për arrestimet.

Kritikët e kritikojnë atë për shpenzimet e mëdha të parave të veta, përderisa ai promovonte në të njëjtën kohë përgjegjësinë fiskale dhe duke imponuar taksa të reja për qytetarët.

Vetëm në vitet e fundit, Princi Mohammed bleu një super jaht për 500 milionë dollarë, një pallat francez për më shumë se 300 milionë dollarë dhe një pikturë artistike me vlerë prej 450 milionë dollarësh.

“Sa i përket shpenzimeve të mia private, po, unë jam i pasur. Unë nuk jam i varfër. Unë nuk jam Mahatma Gandhi, as Nelson Mandela … ”

Muhammedi është trashëguesi i kurorës mbretërore dhe do të bëhet mbret kur të vdesë i ati i tij, mbreti Salman. Teorikisht, Muhamedi mund të sundonte Arabinë Saudite gjatë 50 viteve të ardhshme.

(Kosova Sot)