Kush është Salah Abdeslam, lirimi i të cilit u kërkua nga pengmarrësi i vrarë në Francë

  • 23 March 2018 - 19:44
Kush është Salah Abdeslam, lirimi i të cilit u kërkua nga pengmarrësi i vrarë në Francë

28 vjeçari Salah Abdeslam, është i dyshuari i fundit i gjallë i sulmit të nëntorit të vitit 2015 në koncertin në sallën Bataclan dhe në restorante dhe bare të afërta.

Në qendër të vëmendjes ai u rikthye ditën e sotme kur një pengmarrës në supermarket kërkoi lirimin e tij.

Incidenti që ka ndodhur paraditen e sotme në Trebes të Francës mund të jetë akt terrorist", ka thënë kryeministri francez.

Edouard Philippe shtoi se hetuesit e kundërterrorizmit kanë marrë përsipër të zbulojnë detajet e kësaj ngjarje ku një njeri mori peng disa persona në një supermarket.

Kreu i qeverisë franceze njoftoi se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e sulmit.

"Zyra e kundërterrorizmit ka marrë çështjen, të gjitha informacionet që kemi na bëjnë të mendojmë se është akt terrorist", tha ai për gazetarët.

Aktualisht, Abdeslam është në burg në pritje të gjykimit për përfshirjen në sulmin terrorist në 2015 në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona.

(Kosova Sot)