Mogherini takohet me Vuçiqin

  • 23 March 2018 - 21:00
Mogherini takohet me Vuçiqin

Ndërmjetësuesja e dialogut Kosovë – Serbi, Federica Mogherini është takuar me presidentin serb Aleksander Vuçiq. Ky takim po zhvillohet para takimit të përbashkët të tyre me Hashim Thaçin.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanqiq.

“Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq para takimit të përbashkët me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin”, ka shkruar Kocijanqiq.

(Kosova Sot)