Gjashtë të arrestuar për dy therje dhe një përleshje në rajonin e Prishtinës

  • 24 March 2018 - 12:10
Gjashtë të arrestuar për dy therje dhe një përleshje në rajonin e Prishtinës

Në tri raste të ndara policia ka arrestuar gjashtë persona për dy therje me thikë dhe një përleshje.

Sipas raportit të përditshëm të policisë, dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë sulmuar dhe therur me mjet të mprehtë një person tjetër.

Të dyshuarve u është caktuar ndalimi policor, ndërsa i sulmuari ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK.

Një therje me mjet të mprehtë ka ndodhur edhe në Podujevë, ndërsa i dyshuri i mitur është arrestuar.

I theruri ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari për therje është liruar.

Në Prishtinë ka ndodhur edhe një përleshje në të cilën janë përfshirë dy burra dhe një grua.

Të tre janë arrestuar dhe gjithashtu kanë pësuar lëndime nga përleshja që sipas policisë ndodhi pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Të arrestuarit me urdhër të prokurorit janë liruar.

(Kosova Sot)