Arrestohet prizrenasi, shantazhoi një femër se do t’ia publikojë disa fotografi

  • 24 March 2018 - 12:12
Arrestohet prizrenasi, shantazhoi një femër se do t’ia publikojë disa fotografi

Gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar një mashkull nga Prizreni pasi i njejti ka shantazhuar një femër se do t’ia publikojë disa fotografi.

Rasti po cilësohet si shantazh nga ana e policisë, përderisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë nga raporti 24 orësh i Policisë:

Rr. Hajdar Shala, Prizren 23.03.2018-12:00.   Është  arrestuar  i dyshuari  mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka shantazhuar viktimën  femër K/Shqiptare se do ti bëjë publike disa foto të viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje

(Kosova Sot)