Shtatzëna diagnostikohet me kancer - Lajme - Kosova Sot
Shtatzëna diagnostikohet me kancer

Shtatzëna diagnostikohet me kancer

MJEKËT I THANË SE ISHTE SHËRUAR 

Problemet lindën pas muajit të tretë të shtatzënisë 

Një grua 29- vjeçare, shtatzënë për herë të parë, është diagnostikuar me kancer terminal (të fazës më të rëndë, përfundimtare) të eshtrave, pasi ishte paraqitur një dhembje në dorë. Laura King, drejtoreshë e një çerdheje nga Surej i Anglisë, mundi kancerin e gjirit në vitin 2017, pas disa operacioneve agresive. Pasi mjekët i thanë se ishte shëruar tërësisht nga kanceri,ajo dhe burri i saj Drew, vendosën që të krijonin familje. 

Image

Dhembjet e hatashme në krah

Çdo gjë shkoi si duhej deri, thuajse, në muajin e tretë të shtatzënësisë, kur asaj iu paraqit një dhembje e hatashme në krah. Ajo bëri një rëntgen, ku në ashtin e saj shihej një hije. Rezonanca magnetike bëri me dije se ajo vuante nga kanceri sekondar i eshtrave, i cili konsiderohet si i pashërueshëm, meqë shumë zor mposhtet. Ajo menjëherë filloi një trajtim të përqendruar te vendi i kancerit, por nuk mund të trajtohet me metoda tjera, për shkak se ato do t'ia dëmtonin beben që e mban në bark. Miqtë dhe familjarët e saj tani kanë hapur një ueb sajt në "GoFundMe", me qëllim që të mbledhin fonde për ta financuar Lauran gjatë periudhës së shtatzënësisë dhe luftës kundër kancerit. 

Image

Lauras i është përhapur kanceri nga gjiri, në eshtra

Kancerët sekondarë janë ata kancerë që janë përhapur nga një vend tjetër i organizmit, pasi qelizat e kancerit janë përhapur me anë të qarkullimit të gjakut. Kjo dmth se Lauras i është përhapur kanceri nga gjiri, në eshtra, gjendje nga e cila aktualisht është duke luftuar edhe aktorja Olivia Newton John. Pasi të vijë deri te përhapja e kancerit, shërimi nga ta bëhet tepër i vështirë, në mos edhe i pamundur, meqë kanceri bëhet gjithnjë e më agresiv. Edhe pse mjekët i kishin thënë Lauras se ajo ishte shëruar në tërësi nga kanceri i gjirit, është e pamundur që të ofrohet një siguri e plotë, meqë gjithmonë mund të ketë qeliza të kancerit, sado të pakta në numër, që mund të mbijetojnë dhe të përhapen gjetiu.

(Kosova Sot)

7 orë e 53 minuta më parë
22/07/18