Gjendet mjeti i pashpërthyer në fshatin Gjocaj të Junikut

  • 20 April 2018 - 16:17
Gjendet mjeti i pashpërthyer në fshatin Gjocaj të Junikut

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka pranuar një raport që në fshatin Gjocaj të komunës së Junikut është gjetur një mjet i dyshuar i pashpërthyer.

Një ankues mashkull i komunitetit shqiptar ka raportuar se kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për çminim i FSK-së kanë tërhequr mjetin e dyshuar në mënyrë të sigurt.

 

(Kosova Sot)