Osmani:Nga ana e Qeverisë së re 'Haradinaj', ka pasur zotime të forta

  • 22 April 2018 - 14:10
Osmani:Nga ana e Qeverisë së re 'Haradinaj', ka pasur zotime të forta

Nënkryetari i AKB-së, Bashkim Osmani, për " Kosova Sot", tha se sigurisht se këto debate për ekonominë do të ishin të mira, "por neve na ka ngelur që vetëm përmes asociacioneve tona të biznesit që t'i bëjmë dhe t'i përcjellim kërkesat tona dhe hallet e bizneseve me të cilat po ballafaqohemi dhe ato në vazhdimësi po i bëjmë" . Sipas tij, gjatë vitit të kaluar nga ana e Qeverisë së re 'Haradinaj', ka pasur zotime të forta. "Është premtuar se ne si prodhues do të kemi privilegje të reja, por dihet se kjo nuk po ndodh, pasi ka ende si t'i quaj lloje të gabimeve teknike dhe jokorrektësi në Pakon e Re Fiskale dhe shpresojmë se brenda një kohe të shkurtër do të zgjidhen këto probleme, sepse ka shumë punë për t'u bërë nga ana e Qeverisë, por edhe nga ana e Kuvendit", potencoi Osmani.Sipas Osmanit, pas këtyre vendimeve politike që u morën nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe vendimet të tjera që priten të bëhen, më në fund edhe Kuvendi i Kosovës do të fokusohet tërësisht në çështjet dhe debatet ekonomike me theks të veçantë për prodhuesit vendorë dhe hallet e tyre, por pa anashkaluar edhe problemet e tjera ekonomike. "Tashmë diçka në këtë drejtim ka filluar, por ka ende shumë pa u bërë, sepse neve si prodhues ende nuk jemi të barabartë me prodhuesit e rajonit, por shpresojmë që në një të ardhme të afërt këto çështje, që kanë të bëjnë me ekonominë dhe hallet tona, do të debatohen dhe do të ndryshohen nga ana e Kuvendit të Kosovës në të mirën tonë si prodhues", shtoi më tutje Osmani.

 

(Kosova Sot)