A ishte ndarja e partisë arsyeja që ia humbi mbi 30 kilogramë aktivistit të Vetëvendosjes

  • 23 April 2018 - 15:27
A ishte ndarja e partisë arsyeja që ia humbi mbi 30 kilogramë aktivistit të Vetëvendosjes

Dikur shihej mbi kamionët e VV-së me megafon në duar e me peshë të madhe thuajse Pavvaroti është aty, ndërkohë sot ai duket krejtësisht ndryshe.

Ndarjen e VV-së duket se e përjetoi rëndë Valdrin Ahmeti, pasi në këta muaj kur nisi çarja dhe u nda zyrtarisht partia, ai numëron 38 kilogramë më pak në trup.

E se diçka kishte lidhje me ndarjen e VV-së, e tregon edhe angazhimi i tij i madh në fillimet e problemit. Ahmeti nuk hezitonte të linçonte të gjithë ata që largoheshin. Atë botë ai peshonte goxha kilogramë më tepër.

Sot kur problemi mes aktivistëve dhe udhëheqësve ka pushuar me ndarjen në dy parti, edhe Valdrin Ahmeti duket ndryshe. Dje më 22 prill ai peshonte 38 kilogramë më pak se pasha e para tre muajve.

Mirëpo, ndonëse u kritikua shumë për linçim të aktivistëve, duket se këto nuk i kanë ndikuar realisht peshës së Ahmetit. Ai vetë në Facebook ka sqaruar se ka përdorur një dietë për të humbur shumë peshë. 

(Kosova Sot)