Kërcënimi i Iranit ndaj Presidentit Trump

  • 23 April 2018 - 17:44
Kërcënimi i Iranit ndaj Presidentit Trump

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se Teherani do të rinisë programin e tij bërthamor "me shpejtësi më të madhe", nëse SHBA-ja tërhiqet nga marrëveshja bërthamore e arritur më 2015. "Nëse vjen vendimi nga presidenti Trump për tërheqje nga marrëveshja, atëherë Irani do të marrë vendime që janë të siguruara nën marrëveshje dhe jashtë saj", ka deklaruar Zarif.

Ministri i Jashtëm iranian, i cili është në SHBA për të marrë pjesë në takimin e Kombeve të Bashkuara, ka dhënë një intervistë për televizionin CBS më 22 prill. "Ne kemi një numër të opsioneve për vetën tonë dhe ato opsione janë të gatshme, përfshirë edhe opsionet që do të përfshinin rinisjen në shpejtësi të madhe të aktiviteteve tona bërthamore", ka thënë Zarif.

(Kosova Sot)