Trump kërcënon Iranin

  • 24 April 2018 - 18:27
Trump kërcënon Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar Iranin se do të ketë probleme të mëdha, “më të mëdhat ndonjëherë” nëse shikon të rifillojë programin bërthamor për të cilin është pajtuar ta reduktojë.

Duke folur në zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë derisa është nikoqir i presidentit francez, Emanuel Makron, Trump e cilësoi marrëveshjen bërthamore me Iranin si “një katastrofë” dhe “të çmendur”.

Presidenti amerikan ka kërcënuar se do të refuzojë zgjerimin e afatit të marrëveshjes bërthamore me Iranin nga koha e Obamas.

Presidenti i Francës, Makron, është në Uashington duke lobuar te Trump që marrëveshja të ruhet.

“Nuk do të jetë e lehtë për ta që të rifillojnë”, Trump tha të hënën pasi një gazetar e pyeti për mundësinë që Irani të rifillojë programin e vet bërthamor, transmeton gazetametro.net

“Ata nuk do të rifillojnë asgjë. Do të rifillojnë nëse dëshirojnë të kenë probleme më të mëdha, problemet më të mëdha që kanë pasur ndonjëherë”.

Ai shtoi: “Ne nuk do të lejojmë disa gjëra që janë duke ndodhur të ndodhin. Marrëveshja e Iranit është një katastrofë. Ata po testojnë raketa. Për çfarë është e gjithë kjo.”

 

(Kosova Sot)