Kelmendi: Detyrimisht KEDS-i duhet që tua kthejë paratë qytetareve të Kosovës

  • 25 April 2018 - 12:10
Kelmendi: Detyrimisht KEDS-i duhet që tua kthejë paratë qytetareve të Kosovës

Analisti politik, Naim Kelmendi, për gazetën "Kosova Sot" tha se vjedhja e energjisë elektrike që u është bërë qytetarëve të Kosovës nga KEDS-i, duke faturuar energjinë e papaguar të katër komunave të veriut për kaq vite, në të vërtetë është e kundërligjshme dhe po kështu edhe shkelje e të drejtave të njeriut.

"Derisa kjo temë prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, do të duhej edhe që të trajtohej në Kuvendin e Kosovës për të marrë ndonjë vendim për këtë çështje, ngase nga KEDS-i kjo vjedhje e qytetarëve të Kosovës është bërë në mënyrë sistematike e të planifikuar për gati dy dekada rresht",tha Naim Kelmendi për "Kosova Sot"

"Detyrimisht KEDS-i duhet që tua kthejë paratë qytetareve të Kosovës për paratë që ua ka faturuar në emër të komunave të Veriut apo do tua zbriste këtë shumë pagese në faturat e rrymës. Derisa shuma e energjisë së pafaturuar vetëm për vitin 2016 arrinte deri në 8 milionë euro për pjesën veriore, shifër kjo që është paguar nga qytetarët e Kosovës (duke ua faturuar KEDS pa të drejtë), atëherë shifrat milionëshe për krejt 18 vjet pasluftës janë tejet të mëdha", shtoi më tej ai.

(Kosova Sot)