Kadriaj:Politika ditore është duke e përgatitur opinionin që gjoja se po falimentojnë

  • 20 May 2018 - 14:12
Kadriaj:Politika ditore është duke e përgatitur opinionin që gjoja se po falimentojnë

Analisti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për " Kosova Sot", tha se në vendet me demokraci dhe shtet ligjor të dobët kjo dukuri është normale dhe politika ditore e shfrytëzon në maksimum duke gjetur zbrazësi ligjore. "Edhe privatizimi çdo ditë e më shumë po dështon pikërisht duke bërë një privatizim me afera kriminale që para privatizimit e devalvojnë aksionet dhe pasuritë e ndërmarrjeve, ndërsa në momentin që privatizohen po të njëjtat ndërmarrje rrisin kapitalin me një ritëm aq të shpejtë jashtë praktikave dhe logjikës ekonomike", ka thënë ai. "Me rastin e privatizimit, përveç blerjes nën çmimin e tregut dhe vlerës reale njëherësh po bëhet shpëlarje e parasë së pistë pa i kërkuar burimi i të hyrave. 

Rasti aktual janë 'Trepça' dhe Telekomi i Kosovës, që politika ditore është duke e përgatitur opinionin që gjoja se po falimentojnë, që gjatë privatizimit të blihen me një çmim nënçmues", shpjegoi Kadriaj. 

 

(Kosova Sot)