Vuçiq: Kisha s'duhet të vendosë për Kosovën

  • 21 May 2018 - 22:44
Vuçiq: Kisha s'duhet të vendosë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk mendon që vendimet kryesore politike duhet t’i marrë Kisha.

Vuçiqi gjithashtu hodhi poshtë vlerësimin se shteti po sillet sikur kisha ishte fajtore për çështjen e Kosovës, raporton “Vesti”.

“Nuk duhet që kisha të merr vendime kyçe politike, mirëpo natyrisht se ka të drejtë të jap mendimin e saj”, ka thënë Vuçiqi në pyetjen që të komentojë shkrimin e gazetës serbe “Blic” se shteti po e fajëson vetëm kishën për Kosovën.

Ai tha se për të kisha nuk është për asgjë fajtore, ndërsa theksoi se nuk ia merr të drejtën asaj që të japë mendimin e saj, por nuk duhet të pajtohet me çdo deklaratë të përfaqësuesve të kishës.

“Jemi shtet sekular dhe shumë e respektoj kishën. Nuk jam besimtar i madh, por jam besimtar. Nuk mendoj se kam bërë pak edhe personalisht, edhe si president i qeverisë dhe i shtetit”, tha Vuçiq në një prononcim për gazetarë në Baku të Azerbajxhanit.

(Kosova Sot)