Parlamenti Evropian zhgënjehet nga shefi i Facebook-ut: Ke krijuar një monstër

  • 23 May 2018 - 10:45
Parlamenti Evropian zhgënjehet nga shefi i Facebook-ut: Ke krijuar një monstër

Mark Zuckerberg, i ftuar për t'iu përgjigjur pyetjeve të eurodeputetëve, iu përgjigj atyre vetëm në mënyrë të përgjithshme ose nuk dha përgjigje për një sërë pyetjesh. Deputetët e paralajmëruan për krijimin e një monstre.

Deputetë të Parlamentit Evropian u shprehën të zhgënjyer për dëgjesën me shefin e Facebook-ut, Zuckerberg. Rrjedha e aktivitetit parashikonte që në fillim të bëheshin të gjitha pyetjet dhe pastaj ato të merrnin një përgjigje në grup.

Por shefi i Facebook-ut për shumë pyetje nuk dha përgjigje. Zuckerbergu u mjaftua me minideklarata të përgjithshme për disa nga temat e përmendura. Përgjigje të detajuara Facebook-u do të japë më pas, u shpreh 31-vjeçari në fund të dëgjesës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Liberalëve, Verhofstadt paralajmëroi se Zuckerbergu mund të hyjë në histori si ai, që ka krijuar një monstër digjitale, që i shkatërron demokracitë tona.

Shkas për dëgjesën ishte përcjellja ilegale e të dhënave të Facebook-ut dhe përdorimi i tyre për shembull në fushatën elektorale të Donald Trump-it ose në votimin për Brexitin në Britaninë e Madhe.

(Kosova Sot)