Durmishi:Çdo gjë që niset mbrapsht ashtu edhe përfundon

  • 24 May 2018 - 22:27
Durmishi:Çdo gjë që niset mbrapsht ashtu edhe përfundon

Qytetari Ruzhdi Durmishi dyshon që elementë të Serbisë të jenë futur thellë edhe në institucionet e Kosovës dhe për këtë arsye nuk po hapen temat serioze, sikur janë edhe dëmet e luftës me shtetin serb në proces të bisedimeve, por ai thotë se shumë shpejt do t'i vijë koha edhe kësaj çështje, nëse populli arrin të ruajë gjakftohtësinë dhe të mos nxitet ndonjë vëllavrasje nga politikanët e papërgjegjshëm. Ai thotë se nuk sheh seriozitet të qasjes së problemit krucial që janë dëmet e luftës, pasi që në fillim bisedimet janë nisur keq."Është e vërtetë që edhe këto bisedime duhet patjetër të zhvillohen, sepse jemi fqinj dhe janë të nevojshme për të dyja palët, por sikur e ka thënë presidenti Rugova nuk ka diçka që niset mirë dhe në qetësi arrihet fundi i mirë, kurse nga e mbrapshta çdo gjë që niset mbrapsht ashtu edhe përfundon. Kështu ka nisur edhe ky proces i bisedimeve. Deri më tani ka munduar dhe po mundon hapja e temave që janë më thelbësore, e që kemi shumë njerëz të zhdukur, që është mjerim për ato familje kur nuk iu duhet fati i të afërmeve të tyre, që sikur të gjendeshin së pakut kufomat e tyre do të ishte një lehtësim i dhimbje", u shpreh ai, ndërsa e sheh të paperspektivë hapjen e këtyre temave derisa vetë politika në institucione nuk po funksionon si duhet dhe po shkon drejt acarimit. "Më në fund po them dashtë zoti të mos ketë vëllavrasje, ajo është më kryesore, por është lodhur populli, dikush i ka kushtet e mira e dikush nuk ka për të ngrënë, i qajnë fëmijët për barna e për gjithçka", ka thënë Durmishi për 'Kosova Sot'.

 

 

(Kosova Sot)