Kjo është arsyeja e shpërthimit të rezervuarit të derivateve në Fushë Kosovë

  • 25 May 2018 - 16:41
Kjo është arsyeja e shpërthimit të rezervuarit të derivateve në Fushë Kosovë

Agron Borovci nga Policia e Kosovës ka bërë të ditur se shpërthimi i rezervuarit të derivateve në Fushë-Kosovë, ka ndodhur gjatë pastrimit të tij.

Nga shpërthimi i një prej katër rezervuarve të një deponie derivatesh në fshatin Miradi, kanë mbetur katër persona të lënduar.

Rexhep Maqedonci, prokuror i rastit, ka thënë se të gjitha detajet e hetimeve do të jepen me kohë.

 

 

(Kosova Sot)