Çdo vit miliona persona në botë kafshohen nga gjarpërinjtë

  • 26 May 2018 - 12:07
Çdo vit miliona persona në botë kafshohen nga gjarpërinjtë

Sipas lajmit të BBC-së, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njotoi se çdo vit 5.4 milionë persona në botë kafshohen nga gjarpërinjtë.

Më tej thuhet se çdo vit 138 mijë persona nga e gjithë bota humbin jetën nga rastet e kafshimit nga gjarpërinjtë dhe se 400 mijë të tjerë mbeten me aftësi të kufizuara.

Sipas të dhënave, gjysma e rasteve që rezultojnë me vdekje ndodhin në Indi.

Ndërsa si arsye e numrit të madh të nivelit të vdekjeve në Indi llogaritet të jetë mungesa në ndërhyrjet emergjente dhe në shërbimet e përgjithshme shëndetësore.

(Kosova Sot)