Salihu: Kosova vazhdon të importojë gati të gjitha produktet

  • 27 May 2018 - 13:32
Salihu: Kosova vazhdon të importojë gati të gjitha produktet

Deputeti i opozitës në Kuvendin e Kosovës, Salih Salihu (i pavarur), për gazetën " Kosova Sot", tha se e tëra kjo po ndodh si pasojë e mungesës së një industrie të zhvilluar të prodhimtarisë dhe Kosova vazhdon të importojë gati të gjitha produktet, duke filluar nga ato të konsumit, deri te produktet strategjike. Me këtë rast opozitari Salihu shfaqi pakënaqësinë me atë se çfarë po ndodh me subvencionet që po jepen për bujqësi. "Kjo na tregon se ata miliona nuk kanë pasur efekt dhe mund të themi lirshëm se ato subvencione po përfundojnë tek mashtruesit dhe nëntoka kriminale që janë të lidhur me partitë në pushtet", vlerësoi më tej ai. "Që të ndryshojë kjo gjendje nevojitet urgjentisht që Qeveria e Kosovës të vazhdojë të ndërmarrë masa shtesë për përmirësimin e kushteve të prodhimit në Kosovë, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ndikohet të rritet prodhimi dhe do të përmirë- sohet cilësia në masë të mjaftueshme për të depërtuar në tregun e jashtëm rajonal dhe evropian", u shpreh Salihu. 

 

 

(Kosova Sot)