“Çfarë dreqin është kjo?”: Piloti i ushtrisë amerikane mbetet i habitur nga "objekti i çuditshëm" (Video)

  • 19 June 2018 - 10:01
“Çfarë dreqin është kjo?”: Piloti i ushtrisë amerikane mbetet i habitur nga

Duket se ekzistojnë edhe fluturake më të avancuara sesa ato që ka në dispozicion ushtria amerikane, thotë një ish-pjesëtar i kësaj ushtrie, Christopher Mellon.

Videoja 2-minutëshe i ka shqetësuar drejtuesit e Pentagonit, pasi një pilot ushtarak e incizoi te fluturonte mbi Oqeanin Atlantik, një fluturake misterioze që lëvizte me shpejtësi shumë të madhe.

Videoja është kapur në vitin 2015 në afërsi të brigjeve lindore të SHBA-së.

“Çfarë dreqin është kjo”, dëgjohet teksa thotë piloti në videon e publikuar nga kompania hetuese private Stars Academy of Arts and Science.